MENU
klinika

Europa League

Napoli dhe Chelsea thuajse në 1/8 finale

07.03.2019 - 22:57

Napoli dhe Chelsea kanë bërë një hap të madh drejt 1/8 finale të Europa League, përkatësisht pas fitoreve 3-0 në shtëpi ndaj Salzburg dhe ndaj Dinamo Kiev. Ka fituar 2-1 në shtëpi edhe Valencia ndaj Krasnodar.

Ishte Pedro ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 17’ teksa Ëillian dyfishoi në minutën e 65’ me një goditje të bukur nga distanca. Hudson-Odoi e ka bërë praktikisht të kryer kualifikimin e The Blues në çerekfinale me golin e tij në fund të takimit.

Sarri ka lënë dy yjet e ekipit Higuain dhe Hazard pushim për këtë ndeshje, duke i mbajtur të freskët për sfidën e radhës në Premier League.

Napoli ka fituar 3-0 ndaj Salzburg duke shfaqur një lojë dominuese dhe me kualitet të madh ndaj austriakëve. Italianët shënuan dy gola në 18 minutat e para me Milik dhe Ruiz, dërsa autogoli i Onugene në pjesën e dytë ka vulosur kualifikimin për napolitanët.

Do të luhen 90 minuta të tjera në Austri, por me 99% Napoli do të avancojë pas paraqitjes fantastike, sidomos në pjesën e parë.

Valencia e ka pasur më të vështirë sesa ishte parashikuar ndaj Krasnodar, kjo tregon se nuk ka më skuadra të lehta për t’u mundur as në Europa League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN