MENU
klinika

Shorti i Europa League

Napoli i pafat, derbi spanjoll në Europë

15.03.2019 - 13:21

Është hedhur edhe shorti i çerekfinaleve të Europa League, ku goglat kanë përplasur dy nga skuadrat pretendente, Arsenal do të presë Napolin në ndeshjen e parë.

Ndërsa do të ketë edhe këtu një derbi, ku ekipet spanjollët do të ndeshen mes tyre. Villarreal do të presë Valencian, në një ndeshje që premton spektakël.

Me fat Chelsea, që ka “peshkuar” modestët e Slavia Prague. Ndërkohë, është hedhur edhe shorti i gjysmëfinaleve, ku fituesi i Napoli-Arsenal do të përballet me fituesin e derbit spanjoll. Ndërsa fituesi i Slavia-Chelsea me fituesin e Benfica-Frankfurt.

Ndeshjet e para për këto sfida do të zhvillohen më 11 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit një javë më pas, më 18 prill. Finalja e këtij edicioni luhet në Baku më 29 maj.