MENU
klinika

Luftoi me sëmundjen

Ndahet nga jeta mbreti i muzikës rep

20.03.2019 - 13:32

Andre Williams i njohur si mbreti i muzikës rep ndërroi jetë sot në moshën 82 vjeçare.

Legjenda e muzikës rep dhe rythm ‘n’ blues ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Chicago siç u raportua nga kompania muzikore “Pravda Records”.

Mbreti i repit siç shkruhet në media, filloi karrierën e tij në Ditroit dhe krijoi grupin e tij muzikor që u shpejt i famshëm për shkak se muzika rep ishte shumë e pëlqyer nga adolshentët dhe të rinjtë.

Andre Williams vuante nga sëmundja e kancerit në zorrën e trashë dhe humbi betejën pasi trupi i tij nuk duroi kimioterapinë e fundit.

Ai ishte i pari që krijoi imazhin e një këngëtari rep me kapelen e tij, syzet , madje edhe kërcimet e tij të veçanta.

Andre ishte i pari që krijoj muzikën rep duke hapur derën për këngetarët modernë. Eminem tha se figura e tij është një shembull për çdo muzikant rep.