MENU
klinika

Champions League

Ndryshon hedhja e shortit të çerekfinaleve

08.03.2019 - 19:18

Një tjetër risi në dy kompeticionet e UEFA-s. Institucioni europian ka bërë të ditur se të premten e 15 marsit në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, por jo vetëm.

Në njoftimin e shpërndarë sot është konfirmuar se në këtë datë, menjëherë pas shortit të çerekfinaleve, të gjitha skuadrat do të mësojë edhe kundërshtarët e tyre të mundshëm në gjysmëfinale, pasi do të hidhet menjëherë shorti për turin tjetër.

Në këtë mënyrë, të gjithë mund të bëjnë përgatitjet e tyre dhe të shohin edhe kundërshtarët në veprim, duke u fokusuar te rrugëtimi drejt finales së 1 qershorit në Madrid.

champions league
champions league

UEFA ka njoftuar se do të ketë edhe një short për finalen, por që do të shërbejë vetëm për të përcaktuar se cila do të emërohet si skuadra pritëse e saj dhe cila si udhëtuesja.

Ndërkohë, në çerekfinale shorti është plotësisht i hapur, pa kufizime renditjeje, apo vendit të cilit i përkasin skuadrat. Kështu, mund të ketë ekipe që i përkasin të njëjtit vend që përplasen mes tyre për një biletë në rrugën drejt finales.

Deri tani të kualifikuara janë Ajax, Manchester United, Porto dhe Tottenham. Ndërsa çerekfinalistët e tjerë do të dalin nga çiftet Juventus-Atletico, Manchester City-Shalke, Barcelona-Lyon dhe Bayern-Liverpool.