MENU
klinika

Historia e shqiptarit

Nga refugjat, në Premier League

27.03.2019 - 20:32

Janë disa futbollistë që nga emigrantë apo refugjatë, kanë arritur falë pasionit dhe përkushtimit të kapin majat. Kur bëhet fjalë për shqiptarët, emrat e parë që vijnë ndërmend janë Rraklli, Lala, Tare apo ndonjë tjetër.

Por është edhe një shqiptar tjetër që ka bërë emër në futbollin evropian. Pikërisht Shefki Kuqi, që e ka nisur historinë e rrugëtimit të tij të pabesueshëm, nga refugjat, deri në Premier League, ku ka luajtur me Newcastle.

Si një djalosh 12 vjeçar, Shefki Kuqi ishte ulur i nervozuar në tren, duke e pritur fatorinon e trenit për të paguar biletën.

Kuqi dhe familja e tij e lanë shtëpinë e tyre në Vushtrri të Kosovës, në atë kohë në ish-Jugosllavi, derisa tensionet kishin nisur të rriteshin në rajonin ballkanik në fundin e viteve 80’.

shefki kuqi

Ndërkaq, në moshën 16 vjeçare, vëllai i Kuqit ishte ftuar për shërbime ushtarake kombëtare, por familja vendosi të largohej.

Finlanda ishte destinacioni i tyre, ndërsa rrugëtimi prej 6 orësh deri në Beograd, më pas në qytetin polak Gdansk në Poloni dhe më në fund në Finlandë me skaf.

“Kur u largova nga Kosova, mendimi i parë ishte ‘të shpresojmë se do të jemi të sigurtë’ dhe të kemi një jetë normale”, – thotë thënë Kuqi për “Chrinicle Live”.

“Gjithmonë kemi ëndrra të mëdha, por të luash në Premier League, është kaluar ëndrrës. Unë isha kosovari i parë që e bëra këtë. Këto gjëra vlerësohen dhe ua dimë peshën kur ndalemi së luajturi”, – shtoi ai.

“Ishte një gjë e madhe ta bëja këtë arritje, asnjë nuk ëndërron për gjëra ta tilla në fillim. Unë e kuptova kur njerëzit flisnin për presionin, presionin për t’i fituar ndeshjet dhe titujt”, – shprehet Kuqi.

“Njerëzit e shohin presionin në mënyra të ndryshme, por për mua, kjo është kënaqësi, një nder që e kam. Ju duhet të fitoni trofe ose tituj, për mua ka pasur presione më të mëdha në jetë”, – nënvizoi ai.

Familja e tij e fitoi azilin dhe mund të niste një jetë të re. Kuqi kishte luajtur për Finlandën në nivelin ndërkombëtar. Në moshën 34 vjeçare, pas rrugëtimeve të suksesshme në karrierën e futbollit, sulmuesi i rrezikshëm më në fund u largua nga Newcastle në muajin shkurt 2011.

“Për mua ishte diçka e madhe, mund ta përshkruaj veten vetëm si futbollist profesionist kur jetoja në atë vend. Ai klub do të thotë shumë për tifozët, nuk mund ta di se në çfarë vendi tjetër mund ta gjeni atë ndjenjë”, – shprehet ai.

Ai shton se paraqitja përpara tifozëve të zjarrtë është një kujtim që nuk do ta harrojë kurrë. Pasi e mbylli karrierën e futbollistit, ai e nisi profesionin e trajnerit, duke drejtuar klube si FC Honka e Inter Turku, e më pas edhe PK-35 Vantaa.

Tani ai po mendon që ta marrë në dorë ndonjë ekip në Britaninë e Madhe, ndërsa në 12 muajt e fundit flitej se mund të emërohet trajner në Ipswich apo në Brandford City. Ëndrra e re është të bëhet trajner në Premier League…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ylli i dy Dinamove dhe i Kombëtares

Demollari, legjenda që tronditi “Wembley”