Liverpool ka vuajtur shumë në shtëpi ndaj Tottenham, por në fund ka fituar 2-1, falë një autogoli të shënuar në minutën e fundit të kohës së rregullt. Liverpool merr kreun, por City ka një ndeshje më pak.
Nuk ka mjaftuar loja e mirë dhe dominimi i të kuqve. Vendasit e nisën mirë ndeshjen dhe për pasojë u shpërblyen në minutën e 16-të me golin e Firminos.
Liverpool nuk e uli ritmin, por pjesa e parë do të përfundonte vetëm 1-0. Pjesa e dytë nis me të njëjtin ritëm, por kur nuk shënon, e pëson.
Është Lucas që në minutën e 70-të barazon për Tottenham. Janë minuta të dobëta për vendësit, që mund të kishin pësuar edhe golin e dytë.
Megjithatë, Liverpool e merr vetën dhe nis të sulmojë. Si pasojë e presioni, Alderweireld shënon në portën e tij kur po regjistrohej minuta e 90-të. Lufta për titullin kampion mbetet e hapur mes Liverpool dhe Cityt.
Ndërsa Tottenham regjistron 5 ndeshje radhazi pa fitore, me 4 humbje dhe 1 barazim, duke rrezikuar jo vetëm vendin e tretë, por edhe të katërtin.