Situata rreth sulmuesit shqiptar Fiorin Durmishaj është komplikuar shumë, ku talenti është mes Kombëtares shqiptare dhe përfaqësueses greke.
Durmishaj po kalon një super formë, duke shënuar gola në kupë e kampionat dhe premton të jetë një e ardhme e ndritur në Kombëtare.
I pyetur nga “Panorama Sprt” nëse ka folur apo jo me Fiorin Durmishajn dhe nëse do të jetë shqiptari pjesë e grumbullimit të parë në mars për ndeshjen me Turqinë, trajneri është përgjigjur me diplomaci, duke “dribluar”.
“Duhet të flisni me federatën, ata i bëjnë marrëveshjet (bisedimet)”, – është përgjigjur trajneri i Kombëtares shqiptare.
Një deklaratë që e “pason” përgjegjësinë në institucionin e futbollit në vend dhe punonjësve përgjegjës në FSHF që kanë të bëjnë me legjionarët dhe kontaktet me futbollistët e ekipeve kombëtare.