MENU
klinika

Trajneri i Kombëtares

Panucci në kundërsulm: Me këta lojtarë…

22.03.2019 - 23:26

Një tjetër humbje që djeg për Shqipërinë, për më tepër e sotmja ndaj Turqisë në shtëpi, 0-2. Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, ka analizuar humbjen e pësuar.

Duke folur për “Supersport”, trajneri italian është shprehur me shumë rezerva ndaj futbollistëve që drejton. Duke ua lënë fajin këtyre të fundit…

“Në pjesën e parë luajtëm mirë, më pas dhuruam golin. Ne nuk shënojmë, ata po. Më pas, në pjesën e dytë, ata kanë bërë vetëm një gjuajtje në portë, por ne kemi krijuar shumë pak dhe ata kanë qenë shumë më mirë fizikisht.

Goli i parë? Reaguam, krijuam shumë, por ne nuk dimë të shënojmë. Ecuria negative në ndeshjet e fundit? Është e vështirë, sot aktivizova edhe dy sulmues. Po nuk shënuam, nuk bëjmë dot asgjë. 

Publiku? Kanë të drejtë, nuk mund të thuash shumë kur nuk fiton. Objektivat? Këta janë lojtarët dhe do të kërkojmë të bëjmë maksimumin”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN