MENU
klinika

Talenti shqiptar

Panucci s’e mori, ai mbështet Kombëtaren

22.03.2019 - 19:30

Janë disa lojtarë kuqezinj që kanë mbetur jashtë grumbullimit të Kombëtares për dy ndeshjet e radhës, qoftë për dëmtime, qoftë edhe për zgjedhje të trajnerit Panucci.

Natyrisht, ka qefmbetje, sic ishte rasti i Lenjanit, që deklaroi se nuk shkelte më sat ë ishte Panucci trajneri, por Taulant Seferi ka reaguar krejt ndryshe dhe ka publikuar nje mesazh zemre.

Mesfushori shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka kontribuar në ekipin Shpresa dhe luan në kampionatin zviceran. Ai pret shansin e tij të tregojë vlerat edhe me ekipin kombëtar në të ardhmen.

POSTIMI I SEFERIT

“Në momente të vështira, mbështetja dhe përkrahja duhet të jetë më e madhe dhe pa kushte. Sot, Kombëtarja jonë dhe e të gjithë shqiptarëve ka nevojën më të madhe për ne.

Shqipëria, Kosova, Ilirida dhe Diaspora sot më shumë se kurrë duhet të frymojë kuqezi. Sot nuk jam fizikisht me Kombëtaren dhe nuk mund të ndihmoj Kombëtaren, por shpirtërisht sot jam në fushë, te çdo futbollist dhe në tribunë te çdo tifoz. Forca Shqipëri! Fito për ne, fito për të gjithë. 

Fito se je më e mira! Shpresoj dhe i lutem Zotit, që në ndeshjet e radhës të jem në fushë, duke derdhur djersë e gjak për fanellën dhe flamurin më të bukur në botë.

I juaji Taulant Seferi”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN