MENU
klinika

Video speciale për legjendën

Partizani kujton Panon në 80-vjetorin e lindjes

07.03.2019 - 12:18

Partizani ka kujtuar ditën e sotme Panajot Panon. Nëse do të ishte gjallë, ai do të festonte ditën e sotme 80 vjetorin e lindjes.

I vlerësuar si “Nderi i Kombit” apo “Lojtari i Shekullit”, Pano luajti për ngjyrat e kuqe në vitet 1960-1975, njëkohësisht edhe me Kombëtaren shqiptare.

Pano u nda nga jeta në moshën 70 vjeçare, më 19 janar 2010, pas një sëmundje të rëndë. Panajot Pano është identikiti i Partizanit të kohëve të lavdishme.

Pano ishte mjeshtri i golit, futbollisti shqiptar më i mirë i shekullit, fenomeni i Ballkanit, Mbreti i driblimit, i sprintit dhe aftësisë për të shënuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Legjenda e futbollit shqiptar

9 vite pa Panon, dedikimi i Partizanit