MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 26

Partizani nuk thyhet, mban distancën me Kukësin

29.03.2019 - 19:57

Supersfida mes Kukësit dhe Partizanit, e vlefshme për javën e 26-të të Superiores, ka përfunduar në barazim 1-1, që mban 9 pikë distancën mes të kuqve në krye ndaj verilindorëve.

Kukësi e ka nisur mirë ndeshjen, ka ushtruar presion, por në dy raste portieri Alban Hoxha ka qenë në lartësinë e duhur, duke shpëtuar portën e tij.

Më pas Partizani e ka marrë veten dhe ka krijuar dy mundësi të mira shënimi. Pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola, por me një ritëm të kënaqshëm.

Në pjesën e dytë, ishte vetëm Kukësi që sulmonte dhe në 55’ ka ardhur goli i avantazhit. Rexhinaldo ka ekzekutuar mjeshtërisht një goditje dënimi pranë zonës, duke shtangur portierin Hoxha, që nuk lëviz.

Reagon menjëherë Partizani, por portieri Frashëri pret gjuajtjen e Kalarit. Pak minuta më pas ka penallti për të kuqtë. Asani e merr përsipër dhe gjuan fort, duke shënuar golin e barazimit.

Kukësi mundohet të reagojë, por është konfuz, ndërsa Partizani shpërdoron me kundërsulme. Në fund, pavarësisht insistimit të Kukësit, nuk ka gola, Partizani mbron barazimin dhe gëzon tifozët.

KUKËSI-PARTIZANI 1-1

Rexhinaldo 55′ / Asani 68’ (11-m)

KUKËSI: Frashëri, Maliki, Krasniqi (Rexhinaldo 51′), Cuculi, Rrumbullaku, Teqja, Dzaria, Rroca (Limaj 71’), Rama (Çyrbja 79’), Kordeiro, Shkurtaj. Trajner: Ramadan Ndreu

PARTIZANI: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Hila (Duka 38′), Kote (Kalari 58’), Mensah, Asani, Çinari (Cardoso 70’), Bardhi. Trajner: Skënder Gega

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Ridiger Çokaj, Emigers Gançi; Gjyqtarë linje: Andi Koçi, Kreshnik Bajramaj

Kartonë të verdhë: Rrumbullaku 26, Krasniqi 35′, Teqja 63’ / Ibrahimi 26′, Asani 68’, Atanda 73’

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN