MENU
klinika

Kategoria Superiore

Partizani paguan, me tifozë ndaj Teutës

13.03.2019 - 14:21

Një lajm i mirë për të gjithë tifozët e Partizanit. Komisioni i Disiplinës, pas incidentit në ndeshjen Partizani-Flamurtari, i dënoi të kuqtë me zhvillimin e dy takimeve pa spektatorë.

Gjysma e dënimit u shlye dje ndaj Luftëtarit, kështu që Partizanit i lind e drejta që gjysmën tjetër ta heqë me gjobë për të kthyer tifozët në stadium.

Ndaj klubi do të paguajë gjobën prej 5 milionë lekësh që ndeshjen e radhës me Teutën ta luajnë me prezencën e tifozëve në stadium.

Takimi i javës së 25-të mes Partizanit dhe Teutës do të luhet të dielën, ora 17:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”, ku të pranishëm do të jenë edhe tifozët, siç njofton edhe vetë klubi.

konica sportkonica sport mobile

NJOFTIMI I KLUBIT

KATEGORIA SUPERIORE / JAVA 25

FK PARTIZANI – KF TEUTA

Datë 17 Mars ora 17:00, stadiumi “Selman Stërmasi”

Klubi njofton se ka vendosur të shlyejë financiarisht gjysmën e dënimit të dhënë nga komisioni i disiplinës dhe të rikthejë publikun në stadium për takimin e ditës së dielë ndaj Teutës. Skuadra ka nevojë për lojtarin e 12-të, të dhurojmë mbështjetje masive, atmosferë festive si e ka traditë vetëm familja e Kuqe. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN