Një sulm i paprecedentë ka ndodhur në Itali. Foggia po kalon një moment të vështirë dhe rrezikon seriozisht rënien nga Serie B, sidomos pas humbjes në derbi ndaj Lecce-s.
Kjo ka sjellë një irritim të madh te tifozët, të cilët tashmë duket se nuk do të kursejnë askënd për formën që skuadra e tyre e zemrës po kalon.
Gjatë natës së mbrëmshme, ata kanë sulmua makinat e dy menaxherëve të klubit, Fedele dhe Franco Sanella të cilët i kishin parkuar në krah të rrugës dhe që janë dëmtuar me eksploziv nga tifozët.
Përveç makinave të dy menaxherëve, gjithashtu me eksploziv është shkatërruar edhe makina e sulmuesit të Foggia-s, Pietro Iemmelo.
Pasoja dhe kërcënim më serioz ka pasur mesfushori Massimo Buselato, i cili pak minuta para fundit të takimit, është ndëshkuar me karton të kuq.
Agresorët kanë sulmuar me bombë shtëpinë e futbollistit, por fatmirësisht nuk është lënduar. Ai ka bërë denoncimin në polici dhe tashmë janë karabinierët ata të cilët po merren me hetimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.