Dje, të apasionuarit e arteve marciale mikse kanë mësuar një lajm të pakëndshëm, teksa irlandezi Conor McGregor lajmëroi tërheqjen nga sporti.
Një lajm që ka befasuar të gjithë, madje edhe vetë presidentin e UFC-së, Dana White. Gjithsesi, nuk dihet nëse kjo është një tërheqje përfundimtare apo një lëvizje taktike e irlandezit, ashtu sikurse bëri edhe në vitin 2016.
Shpesh është përfolur edhe për faktin se McGregor kërkon të jetë pjesë e kompanisë, duke qenë bashkëpronar, por Dana White i ka mbyllur derën ish-kampionatit të botës.
“Ai mendon se do të blejë një pjesë të kompanisë. Dhe unë i përgjigjem Conor se ai e di shumë mirë që kjo gjë nuk ka për të ndodhur kurrë. Këtë gjë ia kam bërë me dije që para disa javësh”, – tha Dana White.