MENU
klinika

Çfarë u vendos?

Protestat në Fier, Gjykata jep vendimin për 4 të arrestuarit

12.03.2019 - 11:05

Gjykata e Fierit ka liruar katër protestuesit fierakë që u arrestuan nga policia në 9 mars.

Kujtojmë që protesta e tyre u zhvillua kundër kryeministrit Rama dhe degjeneroi në përplasje fizike me policinë.

Gjykata gjatë seancës së sotme vendosi masën “detyrim paraqitje” për Behar Xhelon 56 vjeç, Besnik Jaupajn 56 vjeç, Gezim Ballën 56 vjeç dhe Hysen Hoxhën 59 vjeç.

Protestuesit u vunë në pranga nga policia me akuzat e “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.