MENU
klinika

Peshëngritje

Qerimajt i dorëzohet medalja e bronzit

25.03.2019 - 15:06

Koleksionit të medaljeve të peshëngritësit tonë kampion Erkand Qerimaj i shtohet edhe ajo bronzit të Botërorit 2017, zhvilluar në dhjetor të SHBA.

Peshëngritësi ynë pati zënë vendin e katërt mes shumë konkurrentëve, duke bërë një paraqitje vërtet të mirë, shumë pranë medaljes.

Mirëpo fituesi i vendit të tretë ka dalë me doping dhe pas dy testeve, para një muaji Federata Botërore e Peshëngritjes konfirmoi se vendi i tretë i kalon Qerimajt.

Medalja ka mbërritur në Shqipëri dhe në një ceremoni të thjeshtë, presidenti Masllavica i ka dorëzuar medaljen peshëngritësit, ku i pranishëm ishte edhe trajneri Zef Kovaçi.

Është vetë Qerimaj, që nëpërmjet rrjeteve sociale ka postuar fotografitë e rastit, shoqëruar me fjalët:

“Ditë e bukur sot. Krenar dhe shumë i lumtur për realokimin e medaljes nga Federata Botërore e Peshëngritjes së vendit të 3 në botë për të rritur!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN