MENU
klinika

Zvicër

Racizëm? Trajneri largon 3 shqiptarët

29.03.2019 - 18:34

Në Zvicër është quajtur një ngjarje skandaloze ajo që ka ndodhur me trajnerin kroato-boshnjak, Tomislav Stipic, i cili është emëruar te Grasshoppers.

Vendimi i strategut sllav pas marrjes së detyrës ka qenë mjaft befasues. Sapo e mori rolin e trajnerit, ai ka vendosur që të largojë nga skuadra tre futbollistë shqiptarë.

Bëhet fjalë për Arlind Ajetin, Shani Tarashajn e Nedim Bajramin. Sipas trajnerit të lindur në Bosnjë e me paraportë gjermane, këta lojtarë së bashku me austriakun Holzhauser, nuk e kanë treguar veten.

Ai nuk e ka në plan që të presë formën e tyre, – shkruan “Blick”. Një pjesë e tifozëve madje e kanë klasifikuar si episod racist, pasi janë 3 shqiptarë të larguar njëherësh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbrojtësi kuqezi gjen ekip

Arlind Ajeti nënshkruan me klubin e ri