MENU
klinika

Takimi Qeveri-FSHF

Rama: Kush kalon vijën e bardhë, në burg

11.03.2019 - 11:35

Ashtu siç u deklarua ditë më parë, u mbajt në ambientet e hotel “Tirana International” një takim mes FSHF-së dhe Qeverisë shqiptare me temë: “Siguri-Reformim-Modernizim”.

Në këtë tryezë ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, përfaqësues nga Ministria e Sportit dhe drejtues të FSHF-së, si dhe nuk  munguan edhe drejtuesit e klubeve elitare të futbollit shqiptar.

Kërkesa kryesore është rikthimi i policisë në stadiume dhe ndryshimi i ligjit për sportin. Gjithashtu, një kërkesë parësore ishte që dhunuesit në sport të dënohen, duke u bërë pra një vepër penale.

Nëse kthejmë kokën pas në një dekadë më parë, ndryshimet e ndodhura janë mbresëlënëse, por nëse shohim para jemi ende mbrapa në raportin se ku duhet të jetë futbolli.

Sot kemi ardhur këtu bashkë me ministrin e brendshëm, me ministren e financave, komisionet parlamentare dhe zv.ministrat e drejtësisë dhe përfaqësues të qeverisë në sport. Kemi ardhur për t’i vënë vetes objektiv që të kthehemi në këtë tryezë me dokument reforme të futbollit.

Besoj se për zgjidhjen e dhunës, ne kemi të gjitha mundësitë që të kemi një qasje të bazuar jo vetëm në përgjigje të emergjencës, por në vendosjen e një baze solide dhe të një baze pa kthim.

Besoj, bazuar edhe te njohuritë e mia të kufizuara për këtë takim se pjesëmarrja në stadium e çdo spektatori duhet t’i japë detyrime për mjedisin, ku çdo veprim mund të konsiderohet nxitje për mirë ose keq.

Kjo nuk është shpikje, por diçka që vendet e tjera e kanë. Është koha që policia dhe Federata të mos ia lënë topin njëra-tjetër por të bashkëpunojnë.

E di që ka pengesë ligjore për policinë në stadiume dhe ligji nuk e lejon dhe që rikthimi kërkon amendimin e këtij ligji dhe një vendim të qeverisë. Kjo nuk është arsye për t’u fshehur pas gishtit, por aspekt që duhet trajtuar bashkarisht.

Është e rëndësishme që policia të përfshihet, por jo të mbetemi te policia. Një nga konfliktet klidhet me cilësitë e impianteve sportive dhe kjo bën që të fajësojnë njëra-tjetrën. Duhet të monitorojmë stadiumet me kamera pasi jemi në kohën e teknologjisë.

Siç kemi treguar në Federatë se kostot i bëjmë bashkarisht, edhe këtë radhë do të jemi bashkë. Klubet do të pajisin stadiumet me kamera dhe t’i japë mundësi policisë që të identifikojë keqbërësit në stadium dhe t’i ketë me prova.

Kur flas për status për spektatorin, them për domosdoshmërinë për nivele detyrimesh dhe ndëshkimesh. Duke filluar nga veprat që meritojnë gjobë si përshembull ankesa e mediave që i kërkon Federatës që stadiumet të mos jenë arena ku këndohet në kor libri i shtëpisë së arbitrit dhe ku ajo kundër kompetentit në Vlorë të mos kthehet në refren por të kthehemi në proces dhe të ketë dënime e ndëshkime.

Hyrja në stadium për një afat kohe të caktuar dhe përfshirja e detyrimit që elementet turbullues të jenë në komisariat dhe jo stadium. Do të ndërhyjmë në kodin penal dhe futja në tapetin e gjelbër dënohet me 3 vite burg. Kush kalon vijën e bardhë është. Ky dënim, do të aplikohet menjëherë me minimumi 3 vjet” – u shpreh Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN