Bendi i famshëm amerikan “Red Hot Chili Peppers” do ta mbajnë një koncert në piramidën e Gizës në Egjipt këtë të premte më 15 mars. Koncerti i tyre pritet të transmetohet LIVE në rrjetin social Facebook, në Twitter dhe në YouTube duke filluar prej orës nëntë.
Basisti i këtij bendi, Fllia, është shprehur mirënjohës dhe i përulur për këtë eksperiencë dhe nuk e ka fshehur gëzimin që e ndjen.
Mirëpo ata nuk janë të parët që do të performojnë në këtë vend, pasi që para Sfinksit kanë performuar edhe legjenda të tjera të muzikës botërore si The Scorpions, Sting, Mariah Carey, Kylie Minogue.
Ky show shënon turneun e tyre dyvjecar që vjen pas promovimit të albumit publikuar pak vite më parë ” The Getaway”.
Vlen të përmendet që ky nuk është vendi më i pazakontë në të cilin ata kanë perofrmuar pasi vjeshtën e kaluar ata kënduan në shkollën ku mësojnë fëmijët e bateristit Chad Smith, të veshur në kostumet e Natës së Shtrigave.