Roma ka gjetur shumë shpejt zëvendësuesin e Eusebio Di Francesco-s, që u shkarkua ditën e djeshme pas eliminimit në Champions League.
Ashtu siç pritej, stafi ka menduar që të gjejë një trajner të ri që do të drejtojë skuadrën të paktën deri në fund të sezonit.
Është menduar që Claudio Ranieri të rikthehet te Roma për të provuar që të ringrejë skuadrën në nivelin që ishte sezonin e kaluar.
Ranieri pritet që ditën e sotme, të prezantohet zyrtarisht para skuadrës së Romës, ndërkohë që po sot, Di Francesco ka takuar për herë të fundit futbollistët.
Së fundmi, Ranieri ishte trajner i Fulham-it në Angli, por duke mos arritur që të bindë drejtuesit, u shkarkua. Viti më i lavdishëm i Ranierit, padyshim që mund të konsiderohet viti kur fitoi titullin kampion në Angli me modestët e Leicester.