MENU
klinika

Moto GP

Rossi: Maksimumi, të kapim podiumin

28.03.2019 - 09:54

Në fundjavë do të zhvillohet gara e dytë sezonale në Moto GP në Argjentinë. Valentino Rossi shpreson që ditën e diel të jetë kohë e mirë, në mënyrë që motori Yamaha të duelojë për fitoren.

Shpresoj që kushtet e pistës të jenë optimale këtë fundjavë, pasi kjo është e rëndësishme për motorin tonë”, – u shpreh Rossi, që ka rezerva për motorin me të cilin piloton.

Piloti italian shpreson në një garë të mirë këtë vit në Argjentinë, pas dështimit që Yamaha pati në këtë pistë vitin e kaluar.

Vjet patëm një garë të tmerrshme, të komplikuar. Ishte një pistë gjysmë e lagur dhe gjysmë e thatë. Në të tilla raste është e vështirë të pilotosh”, – tha Rossi.

Unë do të bëj maksimumin në pistë për të arritur podiumin. Besoj se ky do të jetë maksimumi ynë për këtë garë, pasi fitorja duket e pamundur. Nuk besoj se Yamaha do të bëjë mrekullinë në këtë pistë kaq shpejt, pas problemeve që patëm në Katar 3 javë më parë”, – përfundon Rossi.