MENU
klinika

Euro 2020

Sadiku jep lajmin e mirë për Kombëtaren

21.03.2019 - 11:48

Dje ai vuri në alarm trajnerin Panucci, duke lënë stërvitjen në mes. Sulmuesi Armando Sadiku pati problem për shkak të problemeve fizike që përjetoi.

Tekniku italian u alarmua, sepse edhe Bekim Balaj ka probleme fizike, ndërsa Rey Manaj nuk u lejua t’i bashkohej skuadrës, pasi Albacete nuk dha leje

Stafi mjekësor ka realizuar të gjitha analizat e nevojshme dhe është informuar se sulmuesi i Luganos do të jetë gati. Lojtari rikthehet në kombëtare pas një dëmtimi të rëndë në gju, por duket se do ta nisë nga minuta e parë takimin ndaj Turqisë.

Ai e ka konfirmuar se është gati me një foto të shpërnadarë në “Facebook”-un e tij personal. 27-vjeçari ka postuar dy foto ku po stërvitet në stadiumin “Loro Boriçi” dhe shkruan:

Gati për nesër. Shqiponjat gati për të fluturuar”. Një lajm pozitiv për trajnerin Christian Panucci dhe për tifozët e shumtë kuqezi.