Christian Panucci u shkarkua sot, pas humbjes me Turqinë mbrëmë 0-2. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e humbi durimin mbas humbjes së mbrëmshme me Turqinë, duke mos pritur më gjatë për të ndërhyrë.
Pasi e rikonfirmoi mes mjaft dyshimesh në fund të eliminatoreve të Ligës së Kombeve, një fushatë tejet negative dhe zhgënjyese për kuqezinjtë tanë, kreu i futbollit shqiptar e kuptoi më në fund e nuk vazhdohet në këtë mënyrë.
Panucci u emërua trajner i Shqipërisë në korrik 2017, duke zënë vendin e bashkatdhetarit të vet, De Biasi. Ky i fundit dha dorëheqjen pas fitores 3-0 në Izrael.
Finalet e “Euro 2016” ishte kulmi i kulmeve, diçka historike, ndaj nuk mund të arrinte më shumë 62-vjeçari nga Sarmede.
Duka i besoi entuziasmit dhe seriozitetit si njeri të Panuccit, por ky i fundit nuk kishte eksperiencë si trajner. Këtë boshllëk e vuajti gjatë tërë drejtimit të Shqipërisë, edhe pse pati mjaft kohë për të eksperimentuar e vënë pikat mbi “i”.
Përplasjet me lojtarët, sikurse ishte rasti i fundit me Strakoshën dhe Lenjanin, por sidomos zhgënjimi i mbrëmshëm, i shoqëruar me kontestime të forta nga tifozët kuqezinj, i ka vënë vulën gjithçkaje.
Gjatë drejtimit të tij, kombëtarja jonë ka luajtur 15 ndeshje, nga të cilat 6 prej tyre miqësore. Nga ky total sfidash, kuqezinjtë kanë regjistruar 4 fitore, 2 barazime dhe 9 humbje.
Panucci debutoi në ndeshjen kualifikuese të 2 shtatorit 2017, me fitoren 2-0 ndaj Liechtenstein dhe e mbylli me humbjen e mbrëmshme, ndaj Turqisë. Golaverazhi i kombëtares nën drejtimin e italianit është tejet negativ: 9 gola të shënuar dhe 25 të pësuar.
Ndeshjet e Shqipërisë me trajner Christian Panucci
02/09/17 | Kual.Bot | Shqipëria | 2-0 | Liechtenstein |
05/09/17 | Kual.Bot | FYR Macedonia | 1-1 | Shqipëria |
06/10/17 | Kual.Bot | Spain | 3-0 | Shqipëria |
09/10/17 | Kual.Bot | Shqipëria | 0-1 | Itali |
13/11/17 | Miq | Turkey | 2-3 | Shqipëria |
26/03/18 | Miq | Shqipëria | 0-1 | Norway |
29/05/18 | Miq | Shqipëria | 0-3 | Kosova |
03/06/18 | Miq | Shqipëria | 1-4 | Ukraine |
07/09/18 | Kual.Lig.Komb | Shqipëria | 1-0 | Israel |
10/09/18 | Kual.Lig.Komb | Scotland | 2-0 | Shqipëria |
10/10/18 | Miq | Shqipëria | 0-0 | Jordan |
14/10/18 | Kual.Lig.Komb | Israel | 2-0 | Shqipëria |
17/11/18 | Kual.Lig.Komb | Shqipëria | 0-4 | Scotland |
20/11/18 | Miq | Shqipëria | 1-0 | Wales |
22/03/19 | Kual.Europ | Shqipëria | 0-2 | Turkey |