Në prag të eliminatoreve të “Euro 2020”, e para fushatë për Kosovën, përfaqësuesja më e re e Europës ka barazuar 2-2 me Danimarkën, me miqtë danezë që kanë barazuar në limite.
Por nuk është miqësorja e sotme fokusi i këtij shkrimi. Kosova ndodhet në Grupin A, së bashku me Anglinë, Çekinë, Malin e Zi dhe Bullgarinë.
Por revista prestigjoze “Forbes” thotë një realitet tjetër: Kosova ka pasur përfaqësueses të tyre në kombëtaret e tjera të Evropës në Kampionatet Evropiane dhe Botërore kohët e fundit.
Në kampionatin e fundit Evropian, të mbajtur në Francë, Zvicra dhe Shqipëria në gjirin e tyre kishin më shumë se dhjetë lojtarë që kanë rrënjët nga Kosova, duke përfshirë Xherdan Shaqirin e Liverpool dhe Granit Xhakën e Arsenal.
Trashëgimia e tyre si një komb me futbollist shumë të mirë dhe të talentuar, mund të kuptohet më së miri nëse e shikojmë Zvicrën.
Kosova u pranua në UEFA vetëm në vitin 2016, ndërsa nuk pati shumë sukses në kualifikimet e Kupës së Botës, por lulëzoi në Ligën e Kombeve dhe u rendit e para në grupin e vet.
Kjo do të thotë se ata e kanë garantuar një vend në fazën e “play-off” pavarësisht se si do të renditen në Grupin A. Presioni është jashtë.
Republika Çeke, Bullgaria dhe Mali i Zi nuk kanë arritur suksesin e Kosovës në Ligën e Kombeve. Në të vërtetë, krejt e kundërta, Dardanët do të shijojnë mundësinë për të shkaktuar një tronditje ose dy.