MENU
klinika

Lista e Kombëtares

Shumë rikthime, vetëm një emër i ri

14.03.2019 - 12:21

Na ndajnë edhe 8 ditë nga ndeshja e parë eliminatore e “Euro 2020”, ndaj Turqisë, në Shkodër. Trajneri i Kombëtares, Christan Panucci ka shpallur listën e futbollistëve që do të grumbullojë për 2 ndeshjet kualifikuese.

Ndeshja e parë është ndaj Turqisë në 22 mars në Shkodër dhe ndaj Andorrës më 25 mars në transfertë. Grumbullimi i Kombëtares do të nisë ditën e diel.

Përsëri lista e lojtarëve ka qenë e mbushur me surpriza, me lojtarë të rinj, me rikthime dhe lënie jashtë të disa të tjerëve, duke hapur një debat edhe për publikun.

Sic shihet, në ekip janë rikthyer Arlind Ajeti, Ivan Balliu, Enea Mihaj, Kristal Abazaj dhe Armando Sadiku që ishte I dëmtuar më parë.

Emri i ri në listën e marsit është vetëm Kristi Qose, që luan me Ruzemberok në Sllovaki. Janë lënë jashtë emra si Lenjani, Manaj, Roshi dhe Ndoj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN