MENU
klinika

Tragjedia

Si ekipi i kriketit i shpëtoi masakrës në Zelandë

15.03.2019 - 11:43

Masakra e sotme në Zelandën e Re ka tronditur botën. Megjithatë, ekipi kombëtar i kriketit të Bangladeshit ka qenë me fat, pasi për pak minuta ka evituar tragjedinë në sulmin terrorist që ndodhi në një xhami.

Lojtarët dhe pjesëtarët e stafit ishin në autobus dhe po i drejtoheshin xhamisë në fjalë për faljen e së premtes, kur të paktën një person i armatosur hyri në ambientet e saj dhe qëlloi ndaj besimtarëve duke lënë të vdekur të 49 prej tyre.

Lojtarët e Bangladeshit gjendeshin prej disa ditësh në Zelandën e Re dhe do të luanin ndeshjen e tretë ndaj vendasve kur ndodhi kjo ngjarje e rëndë.

Shumë prej pjesëtarëve të ekipit kanë treguar në rrjetet sociale se si kishin shpëtuar me fat nga plumbat.

Duke u afruar pranë xhamisë ata kishin dëgjuar të shtënat me armë zjarri dhe autobusi kishte ndalur, ndërsa lojtarët ishin larguar me vrap nga zona e rrezikut.

Bilanci i viktimave mund të rritet, pasi ende në spital janë shumë të plagosur rëndë. E si mund të bëhet sport në këto kushte, sportistët janë të tronditur shumë.