Mbrëmë ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, që ka luajtur me Vllazninë dhe Tiranën, por edhe me shumë shumë skuadra në Evropë e jo vetëm, deklaroi tërheqjen nga futbolli aktiv.
Këtë vendim e ka përshëndetur klubi i Skënderbeut, duke qenë se pak sezone me parë, Salihi arriti të dhuronte spektakël, sidomos me golin e shënuar ndaj Partizanit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, faqja e Skënderbeut ka postuar videon me supergolin që Salihi shënonte në ‘Qemal Stafa’ pak kohë më parë ndaj Skënderbeut.
Klubi korçar e quan nder dhe krenari faktin që sulmuesi shkodran ka luajtur me fanellën e Skënderbeut.
POSTIMI I SKËNDERBEUT
“Legjenda Hamdi Salihi i jep sot fund futbollit të Luajtur! 2 sezone bardhekuq, sa shumë emocione në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Nder dhe krenari që mbajte veshur dhe përfaqësove ngjyrat bardhekuqe. Shembulli perfekt i një lojtari të madh brenda dhe jashtë fushës së blertë. Faleminderit Kampion”.