MENU
klinika

FA Cup

Solskjaer pëson eliminimin e parë tek United

16.03.2019 - 22:49

Pasi ka bërë mirë në Premier dhe Champions League, ka ardhur edhe disfata e parë e madhe e trajnerit Solskjaer, pasi Manchester United është eliminuar në FA Cup, pas humbjes 2-0 në fushën e Wolves.

Pjesa e parë ka përfunduar në barazim pa gola. Por në pjesën e dytë Wolves ka shënuar dy gola të shpejtë në çerekfinalen e FA Cup ndaj Manchester United.

Jimemez ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 70-të pas një goditje të bukur brenda zonës. Diego Jota ka realizuar të dytin pas një kundërsulmi në minutën e 76-të.

Goli i United ka ardhur shumë vonë, në minutën e 5-të shtesë dhe nuk kishte më kohë për të barazuar. Vendësit mbrojnë me fanatizëm dhe nuk lejojnë që rezultati të barazohet.

Wolves kalon në gjysmëfinale, teksa është kualifikuar edhe Watford e City, ndërsa nesër pritet fituesi i Milwall-Brighton.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN