MENU
klinika

Sinjal Panuccit

Sulmuesi kuqezi gjen golin e parë

11.03.2019 - 18:39

Ka shënuar rregullisht në miqësoret e fundit dhe e ka bërë realitet edhe sot në ndeshjen e parë të kampionatit. Bekim Balaj me sa duket po kthehet përsëri në formën e tij më të mirë dhe vendimtar për skuadrën e Akhmat Groznit.

Ai ka gjetur edhe golin që i kishte munguar në pjesën e parë të sezonit në vitin 2018, duke realizuara në sfidën ndaj Ural, një rivali direkt për të evituar zonën e rënies nga kategoria.

Pas autogolit të Mohamadi, Akhmat Groznit iu desh të djersinte shumë për të siguruar një rezultat pozitiv në këtë sfidë dhe vendimtare rezultoi penalltia e realizuar nga sulmuesi shqiptar në minutën e 55 të ndeshjes, për t’i dhënë të paktën 1 pikë skuadrës së tij dhe për ta mbajtur përsëri larg zonës së rrezikshme te klasifikimit.

Ky ishte goli i parë në kampionat për Balajn në këtë edicion, ndërsa më parë kishte shënuar në Kupën e Rusisë me fanellën e Akhmat para ndërprerjes së sezonit.

Dëmtimet kanë penalizuar sulmuesin, i cili shkëlqeu në vitin e parë dhe shënoi 9 gola në Rusi, por më pas kishte vështirësi të luante rregullisht për shkak të ndërhyrjeve kirurgjikale që kreu si pasojë e dëmtimeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN