MENU
klinika

Ish-presidenti i Milanit

Surprizon Berlusconi: Gati të blej Icardin

03.03.2019 - 14:04

Silvio Berlusconi, ish-presidenti i Milan-it, tani president i Monza-s, ka lëshuar një deklaratë që i “hedh benzinë zjarrit” në kampin zikaltër. “Unë jam gati ta blej Icardi-n”.

Ka qenë kjo deklarata e dhënë sot Berlusconi. Një deklaratë që ka befasuar jo pak, sidomos në këto momente që sulmuesi argjentinas po kalon një moment të vështirë në karrierën e tij tek Interi.

Duket se Silvio Berlusconi është gati të bëjë një hap mbrapsht, madje të thyejë rregulloren e klubit në lidhje me tatuazhet për të marrë Icardi-n.

Sulmuesi argjentinas ka mjaft tatuazhe në trup, ndërkohë që presidenti ka deklaruar se nuk do të lejojë asnjë futbollist me tatuazhe te Monza.

inter milan icardi
inter milan icardi

Berlusconi duket se nuk trembet edhe nga një femër si Ëanda Nada, që dikton në jetën e lojtarit. Mbetet për t’u parë nëse kjo deklaratë është mediatike thjesht për “shoë” apo Berlusconi e ka seriozisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN