MENU
klinika

Deklarata

Takimi me zv.ambasadoren amerikane, flet Basha

06.03.2019 - 13:24

Kryeopozitari, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat tha prerë se nuk do të ketë dialog me kreun e qeverisë, Edi Rama.

Sipas tij, Rama duhet të lejojë hetimin e dy dosjeve nga ana e prokurorisë dhe të dëgjojë zërin e popullit.

I pyetur për takimin me zv. ambasadoren, Basha tha se nuk do të komentojë deklaratat apo takimet për përfaqësues ndërkombëtarë.

“Rama bën mirë të dëgjojë zërin e popullit, dhe ti hapë rrugë zgjidhjes politike, t’i zgjidhë duart drejtësisë dhe te lejojë hetimin e dosjeve 339 dhe 184.

Nuk është në gjendje ta bëjë se është pjesë e dosjes, ndaj zgjidhja mbetet në dorë të popullit dhe populli do ta ketë në dorë deri sa të kemi clirimin e qeverisë nga krimi.

Dialogu provoi të ishte i dëmshëm për interesat e vendit që u keqpërdor nga një njëriu që është reduktuar bashkëpunëtor i krimit të organizuar.

Me modelin që do të vendosim, kandidatët e ardhshëm për deputet të PD do të zgjidhjen me parimin një anëtar një votë”- tha Basha.