MENU
klinika

Traktati INF

Tërheqja nga pakti me SHBA-në/ Putin nënshkruan dekretin

05.03.2019 - 09:17

Presidenti Vladimir Putin pezulloi pjesëmarrjen e Rusisë në një traktat të armëve bërthamore, nga i cili administrata Trump vendosi të largohet.

Në një dekret, Putini pezulloi detyrimet e Rusisë nën kushtet e traktatit të Forcave Bërthamore me Rreze  të Mesme, të nënshkruar në 1987.

Veprimi i i Putinit erdhi pasi gjenerali Valery Gerasimov, kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Ruse, ishte në Vienë për bisedime mbi stabilitetin strategjik me gjeneralin amerikan Joseph Dunford, kryetar i Shefave të Përbashkët të Shtabit. Traktati i INF ishte një nga çështjet e diskutuara në atë që Ministria e Mbrojtjes e Rusisë e përshkroi si bisedime konstruktive.

SHBA njoftoi për qëllimin e saj për t’u tërhequr nga INF një muaj më parë, duke vendosur fazën për të përfunduar në gjashtë muaj, nëse Moska nuk bie dakord. Rusia ka mohuar çdo shkelje dhe ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për shkeljen e paktit.

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Rusinë për krijimin dhe vendosjen e një rakete lundrimi që shkel dispozitat e paktit që ndalojnë prodhimin, testimin dhe vendosjen e raketave me bazë në tokë dhe raketave balistike me një distancë prej 500 deri 5.500 kilometra.

Ky veprim gjithashtu pasqyroi pikëpamjen e administratës së Presidentit Donald Trump se marrëveshja ishte një pengesë për përpjekjet e nevojshme për të luftuar raketat e ndërmjetme të vendosura nga Kina, e cila nuk është pjesë e traktatit.

Rusia ka akuzuar SHBA ka shkelur paktin duke vendosur raketa në Evropën Lindore, një akuzë e refuzuar nga SHBA.

Rënia e Traktatit të INF shkakton frikën për ndonjë rikthim të krizës së raketave në Evropën e kohës së Luftës së Ftohtë.

Udhëheqësi rus ka paralajmëruar Uashingtonin kundër vendosjes së raketave të reja në Evropë, duke premtuar se Moska do të hakmerret duke futur armë të reja që mund të arrijnë më shpejt synimet.

Çrrënjosja e traktatit “në të vërtetë mund të shkaktojë një krizë të mundshme raketore në Evropë ashtu siç bëri në vitet 1980”, tha eksperti ushtarak i Moskës, Pavel Felgenhauer. “Tensionet ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit po rriten, dhe kjo do të thotë se ekziston mundësia e një lufte. Nuk është e afërt, por ekziston mundësia “.

Në Kombet e Bashkuara, zëdhënësi Stephane Dujarri u tha gazetarëve se sekretari i përgjithshëm Antonio Guterres shpreson se Moska dhe Uashingtoni do të jenë në gjendje të zgjidhin konfliktet e tyre për traktatin në muajt e ardhshëm.

“INF është një pjesë shumë e rëndësishme e arkitekturës ndërkombëtare të kontrollit të armëve”, tha Dujarriç. “Ajo ka kontribuar në mënyrë të dukshme në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, veçanërisht në Evropë”.