MENU
klinika

Shqipëri-Turqi

Tifozët kuqezi shfaqin banerin gjigant

22.03.2019 - 21:01

Kanë surprizuar përsëri “Tifozat Kuq e Zi”, duke shpalosur një banderolë gjigante në stadiumin “Loro Boriçi” para ndeshjes Shqipëri-Turqi.

Ndeshja ka startuar në orën 20:45, duke nisur kështu rrugëtimi zyrtar i Kombëtares kuqezi drejt Evropianit të vitit 2020.

Tekniku italian dhe stafi i tij kanë sheshuar idetë e formacionit duke hedhur në fushë 11 titullarë, teksa nuk mungojnë as surprizat në përzgjedhjen e bërë nga Panuçi.

Sadiku, Grezda dhe Aliji ndodhen në stol, ndërkohë që trajneri kuqezi ka preferuar, Balajn dhe Balliun nga minuta e parë.

Një triumf përballë turqve do të ishte starti perfekt i një edicioni eliminatoresh shumë të rëndësishme, ku do të krijohej një frymë besimi për takimet në vazhdim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN