MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 26

Tirana ndalet në limit, autogoli nderon Teutën

30.03.2019 - 19:16

Sulejman Starova ka ndalur Tiranën, me Laçin që e drejton vetëm prej një jave. 1-1 në “Selman Stërmasi”, vendosur vetëm në sekondat e fundit. Ndërsa Teuta ka siguaruar 3 pikë vlerë, teksa kanë fituar në shtëpi 1-0 ndaj Kastriotit.

Përpjekjet e bardhebluve u shpërblyen në sekondat e fundit të pjesës së parë, pasi Sentamu shënoi. Në minutën e 45+1’, sulmuesi i Tiranës ndëshkon nga një distancë e afërt portierin Selmani.

Deri në fundin e takimit, Tirana nuk u lejoi hapësira kurbinasve, por vetëm në sekondat e fundit, Xhixha barazoi. Një gabim në mbrojtjen bardheblu shfytëzohet mjaft mirë nga sulmuesi kurbinas.

Në minutën e 90+9’, Xhixha ndëshkon Abipin. Një pikë që i bën më shumë pikë Laçit, që nën drejtimin e Starovës, mbetet e pamposhtur.

TIRANA-LAÇI  1-1

Sentamu 45+1′ / Xhixha 90+9’

Tirana: Abibi, Kërçiku, Turtulli (Goxhaj 43′), Imami, Hoxhallari, Daja, Kobina, Hasani, Halili, Greca, Ngo (Sentamu 38′). Trajner: Erjon Xhafa

Laçi: Selmani, Fangaj (Domgjoni 17′), Gjoni, Mersinaj, Sefgjini (Okputu 77′), Eller, Jonuzi, Lushkja, Shtubina, Mane, Xhixha. Trajner: Sulejman Starova

Kartonë të verdhë: Halili 65′ / Sefgjini 52’

Karton i kuq: Najdenov 95’

Ndërsa Teuta rikthehet te fitores pas katër ndeshjeve. Autogoli i Julian Shehit u dha avantazhin durrsakëve, të cilët ditën si ta menaxhonin lojën. Skuadra mike tregoi shumë pak në fazën sulmuese.

Teuta është kthyer në një skuadër “të mallkuar” për krutanët këtë sezon. Ekipi i  Bledi Shkëmbit ka marrë pikët maksimale në tri takimet e zhvilluara ndaj Kastriotit.

TEUTA-KASTRIOTI  1-0

Shehu 24’ (aut.)

Teuta: Hidi, Frashëri, Bicaj, Arapi, Beqja, Bicaj, Sidibe (Gashi 50′), Avdyli, Progni (Vajushi 55′), Vecaj, Bushiç. Trajner: Bledi Shkëmbi

Kastrioti: Çekrezi, Husein, Bojom, Shehi, Ndreca, Ymeraj, Shehu, H. Marku (Pepa 55′), Bardhi, Kalaja, Roxher. Trajner: Bledar Devolli

Gjyqtarë: Eldorian Hamiti, Dojando Myrtari, Redian Dobruna, Laver Alla

Kartonë të verdhë: Progni 28′, Kallaku 84′ / Ndreca 14′, Roxher 40′ Bojom 47′

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN