MENU
klinika

La Liga, Java 28

Tjetër tregolësh i Messit, marshon Barça

17.03.2019 - 22:44

Ai nuk di të ndalet, vijon të jetë fantastik, shënon nga shumë pozicione. Lionel Messi ka shënuar një tjetër tregolësh për Barcelonën, në fitoren 4-1 në transfertë ndaj Betis.

Plot 29 gola për sulmuesin argjentinas, që e ka nisur fitoren e sotme me një goditje perfekte dënimi, që vetëm ai di të shënojë. Vetëm Mbappe mund ta konkurrojë në Europë për gola, që ka 26.

Ishte magjia e Lionel Messi-t ajo që zhbllokoi rezultatin në minutën e 18’. Sulmuesi argjentinas ka shënuar golin e katërt nga goditja e dënimit në kampionatin spanjoll.

Ai dyfishoi pak sekonda përpara fundit të pjesës së parë. Pas pushimit, ishte Luis Suarez që shënoi golin e 128-të në La Liga, duke barazuar Diego Forlan për golat e shënuar nga një uruguaian në Spanjë.

Messi shënoi edhe golin e tij të tretë pak minuta përpara fundit teksa miqtë kishin shënuar golin e nderit me Loren.

Një tjetër fitore bindëse e Barcelona-s, e cila vazhdon të marshojë e sigurt drejt titullit kampion, me 10 pikë para Atletico Madrid dhe 12 para Real Madrid.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN