MENU
klinika

Skandali

U godit gjyqtari, policia shoqëron 20 persona

03.03.2019 - 17:32

Policia ka vepruar menjëherë pas ngjarjeve të fundndeshjes mes Kamzës vendëse dhe Laçit, që përfundoi 1-1, pas golit të kurbinasve të shënuar me penallti në 97.

Pasi kishte përfunduar ndeshja, anësore Eldorian Hamiti u godit dy herë nga dy persona të ndryshëm. Pas dhunës në fundin e ndeshjes, mësohet se janë shoqëruar rreth 20 persona.

Këto persona mendohet se kanë lidhje me ngjarjen e paparecedentë, ku arbitri u godit barbarisht në mes të fushës.

Burime policore thanë se mes të shoqëruarve është edhe presidenti i Kamzës, Naim Qarri, që në fakt, ka luajtur rol pozitiv, duke u përpjekur në maksimum të ndalojë tifozët e Kamës që dhuma mos eskalojë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN