MENU
klinika

Champions League

VAR kualifikon Porton në shtesë, ikën Roma

06.03.2019 - 23:39

Një tjetër ndeshje është vendosur nga një penallti e dhënë nga VAR, ashtu si në PSG-United. Porto fiton 3-1 ndaj Romës pas kohës shtesë dhe kualifikohet, kur ndeshja e parë kishte përfunduar 2-1 për italianët.

Ishte Porto që kaloi e para në avantazh, kur Soares në minutën e 26-të ngriti peshë tifozët vendës. Por ky entuziazëm nuk zgjati shumë, pasi De Rossi barazoi me penallti në minutën e 37-të.

Pas barazimit 1-1 në pjesën e parë, Porto ka rimarrë avantazhin në minutën e 53’ me golin e Marega-s. Pas një krosi të bukur në shtyllën e dytë, Marega ndodhet në vendin e duhur duke shtyrë topin në rrjetë.

Më pas skuadrat janë treguar shumë të kujdesshme dhe për pasojë rastet për shënim kanë qenë me pikatore. Nuk është shënuar gol dhe takimi ka shkuar në shtesë.

Roma ka qenë më kërkuese në 15 minutëshin e shtesës së parë, ndërsa për herë të parë në histori është kryer zëvendësimi i katërt në futboll, rregull i ri kur ndeshja shkon në shtesë.

Në shtesën e dytë ka një penallti të dyshimtë në minutën e 117-të, e dhënë nga VAR. Shënon Telles dhe në kohën e mbetur Roma është e pafuqishme të shënojë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN