MENU
klinika

Presidenti dhe 2 drejtorët

Vendimet e Gjykatës për të arrestuarit e Kamzës

06.03.2019 - 15:15

Dhuna e shfaqur në fund të ndeshjes Kamza-Laçi ka marrë tashmë dënimet përkatëse nga Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së.

Zbritje në Kategorinë e Dytë sezonin e ardhshëm, përjashtim nga kampionati aktual dhe fitore me rezultatin 3-0 e të gjitha skuadrave, që duhet të luanin me të, në vazhdim të pjesës së mbetur të Superiores.

Pezullime e gjoba të majme për drejtuesit, duke nisur nga presidenti Naim Qarri. Pothuajse në të njëjtën kohë, “togat e zeza” ka dhënë edhe vendimet përkatëse, në seancën e masës së sigurisë për të arrestuarit Naim Qarri, Andi Matraxhiu dhe Albert Bana.

Mziu Qarri
Mziu Qarri

Për presidentin Qarri është vendosur arrest shtëpie, ndërsa për dy drejtuesit e tjerë, drejtorin sportiv dhe shefin e klubit, përfshirë edhe dy tifozë të arrestuar, detyrim paraqitjeje.