MENU
klinika

Kameriere dhe këngëtare

Video që vërteton gjithçka, Rita një artiste e kompletuar

07.03.2019 - 19:46

Rita Ora nuk është vetëm një këngëtare e shkëlqyer, por ajo është një artiste e kompletuar. Për ta konkretizuar këtë ka menduar “Daily Mail” që i ka kushtuar një shkrim videoklipit të këngës së fundit të Ritës, “Only Want You”, që është një bashkëpunim me 6LACK.

Video është publikuar vetëm një ditë më parë është pëlqyer nga fansat e saj, por ka marrë edhe komente tejet pozitive nga kritikët.

Rita Ora shfaqet në këtë klip në tre versione të ndryshme: si një këngëtare në një klub, një yll i kërcënuar nga paparacët si dhe një kameriere klasike.

Videoja nis me Ritën duke folur me një mik në telefon, pasi ajo vajton të humbasë buzëqeshjen para se të nisej në një restorant për t’u çlodhur. Atje ajo është gjurmuar nga paparacët, para se të ndihmohet nga kamerierja për të dalë nga dera e pasme e restorantit.

Roli i kamerieres luhet gjithashtu nga Rita. Ndërkohë vetëm pak çaste më vonë ajo shkon për të pastruar tavolinën ku qëndronte personazhi VIP (Rita), dhe aty gjen një kartë, e cila tregon ambientet ku mbahet koncerti i radhës i saj me titull “Phoenix”, që është edhe titulli i albumit të saj më të fundit.

Një video fantastike dhe rolet e luajtura në mënyrë të shkëlqyer nga Rita e bëjnë atë një artiste të vërtetë.