MENU
klinika

Kategoria e Parë

Vllaznia, “poker” golash në “Loro Boriçi”

31.03.2019 - 16:24

Vllaznia ka bërë “detyrën” edhe ndaj Besëlidhjes, duke fituar bindshëm 4-0 në “Loro Borici”. Agim Canaj është kthyer si duhet në krye të kuqebluve.

Shkodranët kanë dominuar takimin nga fillimi në fund dhe tashmë vazhdojnë të qëndrojnë të qetë në krye të klasifikimit. Pjesa e parë është mbyllur 0-0, ndërsa në të dytën nisi marshimi i Vllaznisë.

Ishte Junior që realizoi një perlë në minutën e 54′. Krosim nga Kruja në krahun e djathtë dhe braziliani kthehet me roveshatë për 0-1. Aq mjaftoi që Vllaznia të niste “keqtrajtimin” ndaj lezhjanëve.

Ignat dyfishoi shifrat në minutën e 63′, ndërsa goli i tretë u shënua nga Arsid Kruja në minutën e 80′. Kur u mendua se gjithçka do të mbyllej me rezultatin 3-0, ishte Arsen Hajdari shënoi për 4-0.

Në ndeshjet e tjera, Vora ka fituar 1-0 ndaj Burrelit, ndërsa po me të njëjtin rezultat Iliria ndaj Shënkollit. Të dy këto takime të vlefshme për play-out.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN