MENU
klinika

Rikualifikimi i qendrës historike

Zbulohen muret e xhamisë së Tabakëve në Vlorë

21.03.2019 - 19:53

Punonjës të drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Vlorë gjatë punimeve  për rikualifikimin e qendrës historike në Vlorë,  zbuluan disa rrënoja muresh që mendohet se i përkasin një xhamie të vjetër, e cila daton që prej shekullit 17.

Ekspertë thonë se muret janë të një xhamie e cila u shemb në vitin 1962.

Në Vlorë, njihet si xhamia e Tabakëve. Në shkrimet historike ajo përmendet si një nga  7  xhamitë kryesore të Vlorës, në vendin e së cilës, pas shembjes, u ndërtua tregu me emrin Vetëshërbimi.

 

Muret janë zbuluar pikërisht teksa pastronin themelet pranë xhamisë aktuale. Kreu i kësaj drejtorie, Orges Feimi thotë se po kryen verifikimet e duhura për objektin e zbuluar ndërkohë që punimet janë ndërprerë.