Pas dimrit, lëkurën tuaj duhet ta trajtoni me maska për t’i kthyer gjallërinë.
Këto janë 5 maska të thjeshta që mund t’i përgatisni në kushtet e shtëpisë, për t’i dhënë lëkurës shkëlqimin e duhur dhe për ta përgatitur atë siç duhet ndaj ekspozimit ndaj diellit.
1.Maskë me bajame, në qoftë se lëkura juaj është e ndjeshme
Nëse pas dimrit lëkura juaj është shumë delikate provoni një maskë të bërë nga bajamet. Për ta përgatitur atë ju duhet të shtypni 50 gram bajame, së bashku me 50 gram ananas. Përziejini mirë derisa masa të bëhet homogjene dhe qetësisht aplikojeni në fytyrën tuaj dhe mbajeni për të paktën 15 minuta. Një kurë e vërtetë edhe për fytyrat shumë të ndjeshme.
2.Selino për t’i dhënë energji lëkurës
Në qoftë se lëkura juaj ka mungesë toni dhe është e zbehtë, ideale është që të përgatisni një maskë me bazë selinoje, por të pasuruar edhe me vetitë ushqyese të mollës, karrotës, mjaltit dhe madje edhe rikotës (gjizë pa kripë dhe yndyrë). Shtypni gjysmë molle me një karotë dhe 50 gram selino. Pastaj përziejeni masën me 1 lugë gjelle rikotë dhe një mjaltë. Së fundi aplikojeni përzierjen në fytyrën tuaj dhe mbajeni për 20 minuta. Kjo do të jetë një mënyrë shumë efektive për t’i dhënë fytyrës tuaj pamje energjike plot jetë.
3.Mjaltë për shkëlqim
Dimri e ka lënë fytyrën tuaj në një zymtësi tipike që ju nuk mund ta fshihni as me make-up? Provoni një maskë super të shpejtë të bërë nga mjalti. Përzieni disa lugë gjelle mjaltë me lëng limoni deri përzierja të mund të qëndrojë në fytyrë. Maska duhet të mbahet vetëm disa minuta dhe më pas të shpëlahet. Mjalti ka një fuqi të lartë kalorike dhe limoni shërben për të pastruar.
4.Vezë për të ushqyer lëkurën
Nëse lëkura është shumë e thatë, ju mund të përgatisni një maskë të bërë nga e verdha e vezës, qumështi, mjalti dhe pana kuzhine. Rrit të verdhën e vezës me qumësht, shtoni mjaltin dhe panën dhe përziejeni mirë derisa masa të bëhet në formë kremi. Përhapeni në fytyrën tuaj dhe prisni 20 minuta para se ta shpëlani butësisht me ujë të ngrohtë.
5.Maskë anti-plakje me vitaminë C
A e dini se kivi është shumë i pasur me vitaminë C, kolagjen dhe antioksidantë? Nëse jo, ja e mësuat. Për këtë arsye është veçanërisht i përshtatshëm për të luftuar shfaqjen e rrudhave të para dhe për ta mbajtur lëkurën të re dhe të zhdërvjellët. Thjesht përzieni tulin e një kivi me mjaltë, shtoni disa lugë gjelle kos të thjeshtë dhe disa pika limon. Pastaj me masën lyeni fytyrën dhe mbajeni për disa minuta.