Qeveria vendosi ditën e mërkurë tu kalojë të drejtën e pronësisë për 700 familje që kanë ndërtuar në tokë shtet dhe tokë me pronarë.
Agjencia e Kadastrës ka publikuar listën me emrat përfitues. Përfituesit janë të shpërndarë në 10 qarqe, përkatësisht; Fier, Berat, Lezhë, Shkodër, Elbasan, Gjirokastër, Dibër, Vlorë, Tiranë dhe Kukës.
Kjo praktikë u shërben qytetarëve që të regjistrojnë pronën në emrin e tyre.
Ndërkohë, për pronarin e truallit lind e drejta e kompensimit në masën 57% të vlerës së truallit, sikundër është edhe e përcaktuar në ligj. Ligji i ri i legalizimeve parashikon që kalimi i pronësisë për objektet me funksion banimi të bëhet për sipërfaqe deri në trefishin e bazës, por jo më shumë se 500 m2.
Për sipërfaqet deri në 300m2, toka do të paguhet me gjysmën e vlerës së tregut, por jo më shumë se 2000 lekë/m2 për zonat urbane, dhe 1500 lekë/ m2 për komunat.
Veç kësaj, në ligjin e ri janë përcaktuar edhe disa lehtësi të tjera në pagesën e faturës për tokën e zënë. Kështu, për pagesat e menjëhershme aplikohet 20% zbritje.
Ndërsa brenda 6 muajve nga data e tërheqjes së faturës, 50% e saj mund të paguhet me letra me vlerë