MENU
klinika

"Rruga e Mëndafshtë"

A e ka Kina në dorë Evropën?

21.04.2019 - 10:01

Bashkimi Evropian ka prezantuar një mekanizëm të ri për shqyrtimin e investimeve të huaja. Besohet gjerësisht se është nxitur nga shqetësimet rreth ambicieve ekonomike të Kinës në Evropë.

Ai do të lejojë Komisionin Evropian të japë një mendim kur një investim “kërcënon sigurinë ose rendin publik” të më shumë se një shteti anëtar ose dëmton një projekt në BE, siç është projekti satelitor Galileo.

Në mars, Komisioni Europian e quajti Kinën një “rivale”  dhe një “konkurrent strategjike”.Ambasadori kinez në BE i kërkoi bllokut të mbetet “i hapur dhe i mirëpritur” ndaj investimeve kineze dhe jo të “diskriminojë”.

Sa investime të huaja janë në BE?

Pronësia e Kinës ndaj bizneseve të BE është relativisht e vogël, por është rritur shpejt gjatë dekadës së kaluar. Një e treta e aseteve totale të bllokut tani janë në duart e kompanive të huaja, jo të BE, sipas një raporti nga Komisioni Evropian në mars. Prej tyre, 9.5% e kompanive janë në pronësinë e Kinës, Hong Kongut ose Makaos. Ka patur një rritje të ndjeshme, por shuma totale nuk është e madhe, duke folur relativisht.

Megjithëse nivelet e investimeve të huaja direkte kineze në BE janë rritur me shpejtësi, ai arriti kulmin në 37.2 miliardë euro në 2016, në mes të një ngadalësimi të investimeve kineze në nivel global, sipas Grupit të Rhodium dhe Institutit Mercator për Studimet e Kinës.

Në vendet evropiane jashtë BE-së, investimet po ashtu ranë në 2018.

Çfarë dhe ku po investon Kina?

Një pjesë e madhe e investimeve të drejtpërdrejta kineze, shtetërore dhe private, është e përqendruar në ekonomitë kryesore, si Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania, sipas grupit të Rhodium dhe Institutit Mercator.

Analiza nga Bloomberg vitin e kaluar rezultoi se Kina tani zotëronte, ose kishte një interes në katër aeroporte, gjashtë porte detare dhe 13 ekipe profesionale të futbollit në Evropë.

Ai vlerësoi se kishte pasur 45% më shumë aktivitet investimi në 30 vende evropiane nga Kina sesa nga SHBA, që nga viti 2008. Dhe tha se kjo po nënvlerësonte shtrirjen e vërtetë të aktivitetit kinez.

Po në lidhje me infrastrukturën?

Në mars, Italia ishte ekonomia e parë e madhe evropiane që u bashkua me programin e ri të Kinës për Rrugën e Mëndafshit, i njohur si Iniciativa e Brezit dhe Rrugës (BRI).

Ajo përfshin ndërtimin e një infrastrukture të madhe për të rritur tregtinë midis Kinës dhe tregjeve në Azi dhe Evropë. Zyrtarisht më shumë se 20 vende në Evropë (përfshirë Rusinë) janë pjesë e iniciativës.

Për shembull, Kina financon zgjerimin e portit të Pireut në Greqi dhe po ndërton rrugë dhe hekurudha në Serbi, Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë dhe Maqedoni Veriore.

A po e ngarkon Kina borxhin e vendeve?

Kjo mund të jetë tërheqëse për vendet më të varfra të Ballkanit dhe të Evropës Jugore, veçanërisht pasi kërkesat për transparencë dhe qeverisje të mirë mund të bëjnë që fondet e BE-së të duken më pak tërheqëse.

Megjithatë, analistët theksojnë se kreditë kineze vijnë me kushte, siç është përfshirja e kompanive kineze, dhe gjithashtu rrezikojnë t’i rëndojnë këto vende me shuma të mëdha borxhi.

A do të rritet investimi kinez?

Globalisht, investimi i drejtpërdrejtë i jashtëm i Kinës është ngadalësuar gjatë vitit ose dy viteve të fundit, pas më shumë se një dekade zgjerimi.

“Kjo është kryesisht rezultat i kontrolleve më të rrepta mbi daljet e kapitalit nga Kina, por gjithashtu e një mjedisi politik në ndryshim global në lidhje me investimet kineze”, thotë Agatha Kratz e Grupit të Rhodium..

Qeveritë europianr janë të kujdesshme, veçanërisht kur është fjala për investime në fusha të ndjeshme të ekonomisë, siç janë telekomunikimi dhe mbrojtja. Por ka pak dyshim se Kina tani është një lojtar i rëndësishëm në Evropë, qoftë përmes investimeve të drejtpërdrejta apo nëpërmjet projektit të ri Rruga e Mëndafshit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN