MENU
klinika

Njoftimi i policisë

Aksident i rëndë në Pogradec, humb jetën 34-vjeçari

26.04.2019 - 08:35

Orët e para të mëngjesit të sotëm kanë nisur me një aksident të rëndë në Pogradec.

Një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur. Për pasojë ka humbur jetën shoferi 34-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:45 në fshatin Rëmenj dhe viktimë ka mbetur shtetasi M.T, 34 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Më datë 26.04.2019, rreth orës 00:45, në fshatin Rëmenj, shtetasi M.T, 34 vjeç, banues në Pogradec, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe ka dalë nga rruga, për pasojë ky shtetas ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.