MENU
klinika

Shkodër

Aksident i rëndë, 2 të vdekur dhe 4 të plagosur

10.04.2019 - 15:46

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Kryebushat, në rrugën Shkodër-Tiranë.

Bëhet me dije se 2 makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Dyshohet për dy viktima dhe 4 të plagosur.

Ende nuk bëhen me dije shkaqet e aksidentit, apo edhe identiteti i personave të përfshirë në të.

Shkodër/ Informacion Paraprak

Më datë 10.04.2019 ora 14.35, në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, ne vendin e quajtur Krye Bushat, janë perplasur mjeti tip Nissan me mjetin tip Audi, si pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit L. K. 55 vjeç, E. P. 23 vjeç, J. P. 28 vjeç, B. M. 32 vjeçe dhe P. Z. 66 vjeç, të cilët u dërguan në Spitalin Rajonal Shkodër

Gjithashtu si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen edhe dy shtetase të cilat akoma nuk dihet identiteti i tyre dhe janë dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër. Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN