MENU
klinika

Marrëveshja

Aleatët e Bashës:Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca është detyrë

23.04.2019 - 10:12

“Kur padrejtësia bëhet ligj rezistenca është detyrë” me këtë shprehje të Benjmin Franklin, kreu i PR-së, Fatmir Mediu nënvizoi nevojën e institucionalizimit të këtij koalicioni opozitar. Deklarata u be për gazetarët pas firmosjes së koalicionit opozitar.

Mediu tha se zgjedhje farsë dhe të manipuluara në Shqipëri nuk do të ketë. Sipas tij, qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit vetëm kur të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Padyshim që kjo marrëdhënie e opozitës është detyrë qytetare për të penguar zgjedhjet farsë shkatërrimin e opozitarizmit dhe institucionet kushtetuese të këtij vendi. Ne në këtë marrëdhënie, kemi një raport të ri jo vetëm politik por dhe elektoral. Kemi institucionalizimin e opozitarizmit për të mos lejuar zgjedhjet farsë dhe të manipuluara.

Është detyra më fisnike e çdo politikani apo force politike të garantojë të drejtën kushtetuese për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur dhe kjo përgjegjësi është kushtetuese dhe qytetare që opozita do i shkojë deri në fund. Zgjedhje do të ketë vetëm në kushte kur qytetarët të mund të votojnë të lirë”, u shpreh Mediu.

Edhe Agron Duka, kreu i PAA, tha se opozita nuk do hyjë në zgjedhje farsë. “Morëm angazhim që ne nuk hyjmë në zgjedhjet farse. Jemi të vendosur në rrugën e zgjedhjeve të ndershme dhe asnjë nuk do çedojë në këtë gjë të rëndësishme siç janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. 

Probleme të tjera në detaje diskutuam edhe problemet e bujqësisë, ku ne morëm angazhimin që në këtë koalicion të jemi këmbëngulës për të plotësuar nevojat që kanë fermerët“, tha ai.

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule tha se opozita ka mbështetje masive nga qytetarët. “Qytetarët të reflektojnë, duhet të largojmë Ramën”, tha ai. Marrëveshja e koalicionit opozitar u firmos nga të gjithë aleatët e Bashës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN