Krerët e partive aleate të Partisë Demokratike kanë dalë sot në një deklaratë për mediat për të folur për aksionin opozitar.
Kjo është një deklaratë e përbashkët LZHK, PAA, PBDNJ, PDK.
Në këtë deklaratë ata bëjnë me dije se do propozojnë realizimin e një marrëveshjeje dhe thirrje për tryezë mazhorancë-opozitë nga Presidenti.
Ata theksojnë se nuk hyjnë në zgjedhje pa qeveri tranzitore. Sipas tyre kjo qeveri tranzitore duhet të krijohet 6 muaj para zgjedhjeve.
Data e zgjedhjeve duhet të caktohet nga qeveria tranzitore sipas aleatëve.
Ata gjithashtu deklaruan se do të kërkojnë nga Presidenti zgjidhje të kësaj situate.
“Nuk lejojmë të bëhen zgjedhje farsë. Jo marrëveshje Rama-Basha, por zgjidhje politike“, bëhet me dije nga aleatët e Bashës.
Mediu: Nuk duhet të jetë një marrëveshje Basha-Rama, por e politikës shqiptarë, por për një marrëveshje të qëndrueshme dhe jo vetëm për këto zgjedhje.
Duka: Nuk hyjmë në zgjedhje, pasi i quajmë ato farsë, nuk hyjmë pa një qeveri kalimtare dhe tranzitore. Asnjë nuk është i detyruar të jetë në unison për cështje të veçanta, edhe ne kemi qëndrime tona, por ajo që na bashkon është se i quajmë zgjedhjet farë, dhe duam qeveri kalimtare.
Shehu: Ne nuk futemi se është djegur afati, u mbyll kjo punë, kemi firmosur një marrëveshje me PD, nuk e duam Ramën kryeministër, edhe kjo punë ka mbaruar. Janë djeg mandatet, edhe zgjedhjet, nuk pranojmë të futemi në zgjedhje. Secila nga partitë ka ide të ndryshme për kodin zgjedhor.
Dule: Kërkojmë një qeveri tranzitore, kujdestare. Platforma mund të na çojë drejt një zgjidhjeje.