14.04.2019 - 14:28
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, inspektoi punimet me kryeministrin Rama në përfundimin e stadiumit kombëtar, “Arena Kombëtare”.
Duka dhe Rama janë njohur me detaje të projektit dhe ecurinë e zbatimit të tij.
Presidenti i FSHF-së theksoi domosdoshmërinë e përfundimit të punimeve.
“I kemi kërkuar vazhdimisht nënktraktorëve përmbushjen e afat në muajin qershor të këtij viti”, u shpreh kreu i federatës.
Stadiumi kombëtar do të ketë një kapacitet prej 22 mijë spektatorësh.
Edhe pse u deklarua më herët që stadiumi do të ishte gati për në qershor, duket se debutimi i Kombëtares në ‘shtëpinë e re’ do të shtyhet për një sërë shkaqesh.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Risi tek kuqezinjtë