MENU
klinika

Premier League, java 32

Arsenal fantastik, kap vendin e tretë

01.04.2019 - 21:56

Arsenal ka kaluar me sukses ndeshjen e fundit të javës në Premier League, teksa ka fituar 2-0 në shtëpi me Newcastle, duke u ngjitur në vendin e tretë në renditje.

Ishte Aaron Ramsey ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 30’ të takimit me një gol të bukur nga brenda zonës.

Topçinjtë nuk e ulën ritmin ndaj një Newcastle që nuk u tregua e rrezikshme në asnjë moment.

Në minutën e 83’ erdhi goli i Alexandre Lacazette, i cili ka vulosur fitoren e merituar të djemve të Unai Emery.

Lufta për dy vendet e mbetura që të sigurojnë kualifikimin në Champions League është tepër e fortë, katër skuadrat do të luftojnë deri në fund.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN